You are here
Home > Futboll Bota > Shënoi golin e pabesueshëm, Celina tregon sekretin: Më detyruan…tifozët!

Shënoi golin e pabesueshëm, Celina tregon sekretin: Më detyruan…tifozët!

Bersant Celina ishte autori i një super goli në ditën e djeshme, teksa Swansea fitonte me rezultatin 4-1 ndaj Gillingamit. Një goditje fantastike nga distanca, që përfundoi në cepin në rrjetës, ishte ajo që futbollisti shqiptar dhuroi në fushën e lojës.

Realizimi ishte për kornizë, ndërsa vetë Celina në fundin e lojës është shprehur se një gjë të tillë e bëri për tifozët. Ishin këta të fundit që kishin kërkuar një goditje të menjëhershme, duke ditur edhe aftësitë e këtij futbollisti.

“Para se të godisja topin ishin tifozët që e kërkuan një gjë të tillë. Unë e bëra goditjen, për të plotësuar dëshirën e tyre. Përfundimisht ishte një prej golave të mi më të mirë në karrierë, nuk ka dyshime. Megjithatë nuk jam ende mjaftueshëm mirë, ka shumë për tëpërmirësuar”, u shpreh Celina. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top