You are here
Home > Kombëtarja > Shënoi 3 gola për 90 minuta, sulmuesi gjeorgjan “e pagëzon” Latifin: Lionel!

Shënoi 3 gola për 90 minuta, sulmuesi gjeorgjan “e pagëzon” Latifin: Lionel!

Liridon Latifi është kthyer në një lojtar protagonist te Pushkash Akademi, sidomos nëse i referohemi takimit të djeshëm. Skuadra hungareze fitoi me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Paks, teksa të tre golat u shënuan nga sulmuesi shqiptar.

Do të ishte gjeorgjani Bachana Arabuli, që do “e pagëzonte” futbollistin e Kombëtares me një emër të ri. Lionel, kështu e quajti Arabuli autorin e tre golave për Pushkash, që me nivelin e treguar për 90 minuta ka fituar edhe një krahasim deri diku të drejtë me yllin argjentinas, Mesin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top