
Ka shënja të mira për kapitenin e Shpresave, Keidi Bare. Ky i fundit duket se po fiton gjithmonë e më shumë besimin e trajnerit të Malagas.
Mesfushori shqiptar u morr në këtë sezon nga ekipi që luan në një kategori më poshtë në Spanjë, megjithatë duke mos i premtuar menjëherë ekipin e parë. Mjaftojnë pak ditë stërvitje dhe te Malaga kanë nisur të binden për aftësitë e tij.
Bare ka kryer gjatë këtyre ditëve stërvitje me ekipin e parë, ndërsa sipas lajmeve që vijnë nga mediat pranë klubit spanjoll, duket se po përshtatet në mënyrën e duhur te Malaga. Tek ky futbollist shihet edhe e ardhmja e Shqipërisë, pasi mjafton t’iu përmendim faktin se ka dalë nga akademia e Atletiko Madridit dhe për pak kohë ka qenë edhe në trajnimin e Diego Simeones. /Shqipëria.ch/