
Shqipëria ka arritur të fitojë ndaj Andorrës me rezultatin 0-3 në transfertë. Një fitore shumë e vlefshme kjo për kuqezinjtë tanë, që shohin përpara për kualifikimin e mundshëm në Europian. Shanset mbeten sërish të mëdha, pasi jemi ende në fillimin e rrugëtimit. Në një intervistë për “Supersport”, Bekim Balaj ka komentuar edhe mungesën e festimit në golin e realizuar.
“Ishim të detyruar të fitonim. Kontrolluam lojën dhe sot ja arritëm të mërrnim atë çfarë duhet. Andora ishte skuadër që hapi problem. Në festimin e golit jam sjell natyrshëm, nuk më erdhi diçka që të festoja në ekstrem.
Shpresoj të shënoj në vazhdim. Të gjithë lojtarët duhet t’i shfrytëzojnë minutat që jep trajneri. Këtë bërë dhe unë sot. Nuk jam i kënqur me paraqitjen në ekipin Kombëtar dhe shpresoj që të shënoj më shumë”, ka thënë Balaj. /Shqiperia.ch/