You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shembulli i gjithi për t’u marrë! Pas Kombëtares, edhe Antonio Gjyla dhurata për fëmijët

Shembulli i gjithi për t’u marrë! Pas Kombëtares, edhe Antonio Gjyla dhurata për fëmijët

Gjithmonë e më shumë i afrohemi festës dhe ditës së fëmijëve, me botën e futbollit që jep mesazhe të forta në këtë drejtim. Në Shqipëri ekziston gjithashtu vullneti i sportistëve, për t’i bërë të ndihen të lumtur fëmijët në këto kohë festive.

Kombëtarja do të ishte e pranishme në “Shtëpinë e Fëmijës” në Durrës, për të marrë emocione pozitive prej andej dhe për të dhuruar pak nga vetja. Por jo vetëm kuqezinjtë, edhe Antonio Gjyla është mundur sadopak t’i bëj të ndihen të lumtur.

Futbollisti që luan me të rinjtë e Elbasanit dhe është ftuar në disa raste në ekipin e parë, sot ka qënë i pranishëm në projektin social “Një tjetër jetë” që gjendet në Peqin. Gjyla ka bërë disa dhurata për fëmijët e asaj qëndre, për t’ia zbukuruar sadopak ditën.

Kjo qëndër dhe vizioni i A2B Albania është: “Dinjitet i ngritur dhe shpresë e restauruar”. Atje fëmijët marrin mësime të ciklit parashkollor, ushqime dhe organizohen festa të ndryshme, megjithëse ka të pranishëm edhe gra të moshuara, veja apo familje me vështirësi ekonomike. Sigurisht që një model i gjithi për t’u marrë shembull dhe ndjekur nga të gjithë futbollistët në Shqipëri. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top