
“Mesi i maleve alpine”, kjo është mënyra e re sesi Shaqiri po emërtohet në Angli, që pas transferimit te Liverpuli. Megjithëse hapësirat për të janë të vogla në skuadrën e njohur angleze, duke parë përbërjen e tyre, futbollisti shqiptar gjithmonë bën diferencën kur i besohet atij në fushën e lojës. E njëjta gjë ndodhi edhe në mbrëmjen e djeshme, atje ku mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët e takimit.
Tashmë kjo nofkë e re po përhapet dita-ditës, ndërsa edhe mediat angleze e quajnë Shaqirin, si “Mesi aplin”. Loja e tyre ka një farë ngjashmërie, në mbajtjen e topit dhe mënyrën e driblimeve. Zvicra është e vendosur në vargmalet e larta të Alpeve. Madje, shpeshherë ky vend përmendet edhe si shtet alpin, si në rastin konkret. /Shqiperia.ch/
(Pak nga magjia e Shaqirit në kohën kur luante me Stoke dhe ngjashmëria me Mesin)