You are here
Home > Kryefaqja > Shaqirin kanë nisur ta thërrasin me një emërtim të ri në Angli: Mesi i maleve alpine!

Shaqirin kanë nisur ta thërrasin me një emërtim të ri në Angli: Mesi i maleve alpine!

“Mesi i maleve alpine”, kjo është mënyra e re sesi Shaqiri po emërtohet në Angli, që pas transferimit te Liverpuli. Megjithëse hapësirat për të janë të vogla në skuadrën e njohur angleze, duke parë përbërjen e tyre, futbollisti shqiptar gjithmonë bën diferencën kur i besohet atij në fushën e lojës. E njëjta gjë ndodhi edhe në mbrëmjen e djeshme, atje ku mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët e takimit.

Tashmë kjo nofkë e re po përhapet dita-ditës, ndërsa edhe mediat angleze e quajnë Shaqirin, si “Mesi aplin”. Loja e tyre ka një farë ngjashmërie, në mbajtjen e topit dhe mënyrën e driblimeve. Zvicra është e vendosur në vargmalet e larta të Alpeve. Madje, shpeshherë ky vend përmendet edhe si shtet alpin, si në rastin konkret. /Shqiperia.ch/

(Pak nga magjia e Shaqirit në kohën kur luante me Stoke dhe ngjashmëria me Mesin)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top