Xherdan Shaqiri ka nënshkruar në fillimin e sezonit me Liverpulin, ekipin e njohur anglez.
Një arritje e madhe kjo për mesfushorin me origjinë shqiptare, po aq sa edhe një aventurë e rrezikshme. Tashmë hapësirat për të janë inekzistente thuajse, pasi aktivizimi i tij duhet të lërë në stol yllin e futbollit botëror Salah, ose në rast të një vendosje tjetër të Klop, njërin mes Firminho dhe Mane.
E pamundur duket, por Shaqiri është i gatshëm t’i sfidoj të gjithë, teksa e ka bërë të qartë se nuk ka shkuar te Liverpuli për turizëm.
“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën.
Trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti”, ka thënë Shaqiri. /Shqipëria.ch/