Bajerni po kalon një moment të vështirë, ndërsa në drejtimin e trajnerit Kovaç gjërat nuk po shkojnë aspak ashtu siç duhet. Përkundrazi, rezultatet pozitive po mungojnë, ndërsa harmonia brenda grupit, thjeshtë nuk ekziston. “Garda e vjetër” nuk po i bindet trajnerit Kovaç, ndërsa mediat gjermane zbulojnë gjithmonë e më shumë skandale brenda skuadrës.
Kështu, dy futbollistët bavarez, Boateng dhe Riberi kishin refuzuar urdhërin e tekniku kroat, për të bërë nxehmjen gjatë takimit me Wolfsburgun. Madje, francezi kthehet edhe në qesharak, teksa shkoi edhe ul te reklamat e fushës, për të parë ndeshjen më nga afër, ndërsa kërkesa e Kovaç, ishte e fundit që po i vinte ndërmend.
Në kushte të tilla, kroatit i duhet të “përplaset” tek futbollistët e rinjë, që shfaqin dëshirë dhe pasion në fushën e lojës, sepse “gardës së vjetër” e gjitha kjo i ka humbur dukshëm. Meritan Shabani është një nga futbollistët më të përmendur nga tifozët dhe mediat gjermane, ndërsa kalimi i tij përfundimtar në ekipin e parë duket vetëm çështje kohësh, pasi kjo gjendje e Bajernit, e afron edhe më tepër. /Shqiperia.ch/