You are here
Home > Kryefaqja > Shaland tregon pak nga suksesi: Historike që nuk luajmë më në Shqipëri, nuk udhëtojmë më nga 40 kilometra

Shaland tregon pak nga suksesi: Historike që nuk luajmë më në Shqipëri, nuk udhëtojmë më nga 40 kilometra

Një realiteti i ri që tashmë po kthehet edhe në një përallë të bukur. Kosova ka tërhequr vëmendjen e gjithë europianëve, sepse rezultatet e saj flasin ndjeshëm për një përfaqësuese me potencial dhe që mund të bëj mirë në të ardhmen.

Me ardhjen e Shaland në kryesimin e saj, “dardanët” nuk e njohin shijen e humbjes, ndërsa tashmë po vendosin një record edhe sa i përket golave të pësuar, pasi nuk thyhen lehtësisht në mbrojtje. Çelsi i suksesit? Tekniku zviceran e ka treguar atë, të paktën për ndeshjen e fundit ndaj Ishujt Faroe.

Stadiumi dhe fakti që nuk duhet të vijnë deri në Shqipëri për të luajtur ndaj kundërshtarëve të tyre. Sigurisht, edhe në Shkodër “dardanët” ishin në shtëpinë e tyre dhe stadiumi mbushej, por në këtë rast, ai ishte tejmbushur dhe nëse do të ishte me një kapacitet më të madh, atëherë Ishujt Faroe do të shihnin më shumë tifozë kundër tyre sa asnjëherë më parë.

“Fakti që stadiumi ynë është rinovuar, që tani mund të luajmë në shtëpi dhe jo në Shqipëri, është një moment historik. Po ashtu, tani kemi një terren të përshtatshëm trajnimi në Prishtinë dhe nuk kemi nevojë për të udhëtuar 40 kilometra në Mitrovicë.

Nëse do të kishim një stadium më të madh, atëherë ndaj Ishujve Faroe do të ishin rreth 40.000 tifozë të pranishëm”, ka përfunduar Shaland për “Blick”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top