You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shaland tregon formulën: Talentet po vështrojnë Kosovën, të pabindurit vijnë me…shifra!

Shaland tregon formulën: Talentet po vështrojnë Kosovën, të pabindurit vijnë me…shifra!

Formula e suksesit te Kosova e ka emrin Shaland. Që në momentin kur trajneri zviceran ka ardhur te Kosova, rezultatet pozitive janë kryefjala e “dardanëve”. Shija e humbjes ka ikur prej kohësh, ndërsa tashmë shihet si një dështim i vogël edhe kur barazohet ndaj kundërshtarëve pak më modest, si në rastin e Ishujve Faroe.

Shaland i ka ngritur pritshmëritë në Kosovë, ndërsa shifrat janë ato që flasin më së miri. Dardanët ndodhen në vendin e parë, lënë pas vetes Azerbajxhanin dhe sipas të gjitha gjasave, do të shkojnë më tej për të diskutuar një vend në Europianin e 2020.

Në një intervistë për “Lematin”, trajneri Shaland ka treguar edhe formulën e tij të suksesit, ndërsa shprehet se të pabindurit, tashmë vijnë te përfaqësuesja e re në bazë të rezultateve.

“Kur unë zgjodha t’i bashkohesha Kosovës, e dija se ku po shkoja. Ne po hedhim themelet e shtëpisë pak e nga pak. Ajo është duke e marrë formën e saj. Jemi duke kërkuar shumë lojtarë në Europë, të cilët kanë një potencial të madh. Por për të tërhequr të pavendosurit, ti duhet të kesh rezultatet. Në kohët e fundit shumë lojtarë kanë nisur të hedhin vështrimin drejt nesh.

Rezultatet tona të mira? Janë vërtet të tilla, por ne nuk kemi luajtur akoma me Francën apo Gjermaninë. Nuk e kuptoj se përse kritikohet “Liga e Kombeve”. Ajo u krijuar për të zëvendësuar miqësoret dhe është për të bërë të ëndërrojnë të voglat. Do të ishte e jashtëzakonshme që Kosova të gjendej në Europian. Nga kualifikueset kjo është shumë e vështirë, por Liga e Kombeve na e jep mundësinë”, u shpreh Shalandes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top