You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shaland paralajmëron Maqedoninë: Nuk je Francë apo Kroaci, Kosova aty afër…pas 1 viti e gjysmë

Shaland paralajmëron Maqedoninë: Nuk je Francë apo Kroaci, Kosova aty afër…pas 1 viti e gjysmë

Kosova e kryesoi grupin e saj në “Ligën D”, ndërsa tani do të përgatitet për gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë në “Ligën e Kombeve”. Kjo është rruga që të dërgon në Europian, por për të arritur deri këtu ka ende kohë, pasi ndeshja do të zhvillohet në mars të 2020.

Në emisionin “2 me 1”, trajneri zviceran, Shaland ka paralajmëruar edhe kundërshtarët e Maqedonisë. Ai shprehet se nuk bëhet fjalë për Kroacinë apo Francën, ndërsa Kosova është afër ndaj rivalit dhe për këtë ndeshje do të ketë shumë kohë në dizpozicion për t’u përgatitur.

“Mund të them se kam respekt për Maqedoninë, Bjellorusinë e Gjeorgjinë. Gjithsesi, Kosova i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për t’ia dalë. Takimi nuk do të zhvillohet pas 24 orësh, por pas 1 viti e gjysmë. Jemi aty afër, Maqedonia nuk është Francë apo Kroaci”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top