
Kosova i ka tashmë lojtarët bazë. Ata janë piketuar nga Shaland i cili ka hapsirë diskutimi edhe pë ata lojtarë që vijojnë të jenë në dilemma. Zgjedhja e përfaqësueses nuk është një lojë që pret porpër të duhet vendosmëri dhe guxim. Në konferencën e fundit të shtyp, trajneri i Dardanëve u tregua mjaft i qartë për një grup lojtarësh. Shaland respekton çdo zgjedhje duke mos ushtruar presion ndaj atyre që u thonë JO Kosovës por nuk e pranon dot faktin e disa të tjerëve që i kanë lënë gjerat pezull. Këtu trajneri i referohet Florent Hadërgjonaj. Mbrojtësi është ftuar nga Zvicra për dy ndeshjet e rradhës. Nëse Hadërgjonaj luan qoftë edhe një minutë me fanellën e kuqe, atëherë shanci i tij mbyllet aty.
“Sa i përket Florentit ne kemi biseduar shumë, por ai nuk ka marrë një vendim që të luajë për Kosovën. Ai është ftuar për Zvicrën në dy ndeshjet e ardhshme, dhe nëse luan qoftë edhe një minutë në këto ndeshje, ai do të luajë për Zvicrën”- tha Shaland./Shqipëria.ch/