You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shaland i qan hallet në Zvicër: Ju më quani hajdut! Në Kosovë të stresojnë, pastaj të hedhin fajin

Shaland i qan hallet në Zvicër: Ju më quani hajdut! Në Kosovë të stresojnë, pastaj të hedhin fajin

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, duhet të mbrojë tashmë petkun e triumfatorit në takimet që do të zhvillohen në muajin mars. Ky është momenti që zvicerani të tregojë edhe njëherë vlerat e tij, ndërsa këtë herë flitet për prova të vërteta.

Kundërshtarët janë të gjithë të një niveli të lartë, aty ku detajet mund të kushtojnë edhe vendosjen e historisë së një takimi. Përpara dy ndeshjeve të rradhës, Shaland i ka qarë hallet për prestigjozen zvicerane, “Blick”.

Përtej shprehjes së njohur tashmë nga ky trajner: “Të isha unë si futbollist nga Kosova tani, do të zgjidhja Zvicrën”, Shaland ka treguar më shumë edhe mbi vështirësitë e punës së tij.

“Zvicra është kualifikuar gjithmonë në Botëroret dhe Europianet e fundit. Nëse unë do të isha futbollist tani, do ta zgjidhja Zvicrën për të pasur më shumë shanse sa i përket aspektit të klubeve. Lojtarë tanë nuk luajnë me ekipe dhe liga të mëdha, por mund të bëjnë diçka të bashkuar.

Në Zvicër po më paraqesin si një hajdut, edhe përse unë nuk vjedh dhe vendos asgjë. Këtë e bëjnë lojtarët, prindërit dhe familja. Në Kosovë, media vazhdimisht bën presion. Mbi mua shpeshherë.

Pastaj lajmet mbi zgjedhjet e lojtarëve të shkaktojnë një stres të madh, pasi familjet e tyre shqetësohen. Kështu rrezikohet të humbet edhe lojtari. Por kur dikush vendos kundër Kosovës, atëherë ai shpejt bëhet tradhëtar dhe faji më hidhet mua”, ka thënë Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top