You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shaland e nxorri si tepërt, Bernard Berisha ndryshon nga të tjerët: Gjithmonë gati për përfaqësuesen!

Shaland e nxorri si tepërt, Bernard Berisha ndryshon nga të tjerët: Gjithmonë gati për përfaqësuesen!

Një sulmes si ai shihej gjithmonë si shpresa e golit dhe spektaklit në fushë. Bernard Berisha kishte gjithçka, shpejtësi, saktësinë, driblimin, goditjet dhe padyshim golin. Ish-trajeri i Kosovës, Bunjaku, e kishte një titullar të padiskuteshëm.

Revolucioni nisi me ardhjen e Shaland. Sulmesi i Akhmatit në Rusi doli i tepërt nga planet e teknikut zviceran. Fundja nuk mund të ndodhte ndryshe në një repart, që ka të paktën 6 lojtarë të cilët kërkojnë vendin titullarë në dy pozicione të krahëve.

Megjithatë Bernard Berisha kujtohet sërish për fanellën e dardanëve duke lënë të nënkuptohet dëshira e tij për t’u rikthyer. Në një postim në “Instagram”, sulmesi ka shkruar se ndihet gjithmonë gati për t’u vënë në shërbim të Kosovës. Por është Bernardi ai që duhet të bindet për Bernardin. Dhe në këto kushte njeri(trajneri) e ka të vështirë të thërras tjetrin(lojtarin) duke pasur një dyndje sulmuesish në ekip. Gjithsesi, të paktën në këtë rast ka një qetësi, pasi Berisha nuk po e ngre zërin kundër këtij mënjanimi që i është bërë gjatë këtyre ndeshjeve të fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top