You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shaland dhe problemi i madh! E bëri sefte edhe Gjibraltari, por Kosova duhet të presë ende

Shaland dhe problemi i madh! E bëri sefte edhe Gjibraltari, por Kosova duhet të presë ende

Në ndeshjet e javes së shkuar në Ligën e Kombeve pati padyshim shumë surpriza në rezultat. Mes shumë pikëve të marra e të faluara në fushë, Gjibraltari do të shkruante “historinë” në grupin D. Për herë të parë në histori, ekipi modest arriti të fitonte sfidën e parë të vërtetë, atë ndaj Armenisë.

Atë që dardanët nuk e bën nga kreu kundër Ishujve Faroe, Gjibraltari e arriti ndaj armenëve. Bëhet fjalë për fitoret e para në transfertë. Të besuarit e Shaland kryesojnë grupin D, por ende nuk kanë arritur fitore e parë në transfertë. Në  katër ndeshje, Kosova ka dy fitore në “Fadil Vokrri”, po aq edhe barazime, atë ndaj Azerbajzanit dhe së fundmi ndaj Ishujve Faroe.

Mesa duket Dardanët ende nuk e kanë orientimin e duhur në fushën kundërshtare. Një pasiguri e cila duhet korigjuar, pasi në nëse kalon fazën tjetër Kosova do t’i duhet më tepër saktësi dhe një pikë e falur ndaj kundërshtarit mund të pres biletën e kthimit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top