
Pas ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë, Dritan Shakohoxha u shpreh për “Supersport” se Elseid Hysaj është transferuar te Interi, madje duke firmosur edhe kontratën. Theksi është vendosur në hipotezën se gjithçka mbahet e fshehtë derisa të marrë zyrtarizimin e plotë.
Ndërkohë në mediat italiane së fundmi, mbrojtësi Elseid Hysaj është gjithmonë e më pranë Juventusit. E gjitha kjo falë njeriut të cigareve, trajnerit Mauricio Sarri, që e ka formuar vetë këtë lojtar duka ia ditur të gjitha avantazhet dhe dobësitë. /Shqiperia.ch/