You are here
Home > Futboll Bota > Shah mat! Mavraj nuk është kafshatë e lehtë për grekët, largohet nëse i gjendet një ekip tjetër

Shah mat! Mavraj nuk është kafshatë e lehtë për grekët, largohet nëse i gjendet një ekip tjetër

Arisi e ka marrë vendimin e tij, për të larguar Mërgim Mavrajn nga ekipi. Kapiteni i kombëtares shqiptare i afruar së fundmi, ka zhgënjyer me nivelin e tij, duke mos arritur pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve.

Por pavarësisht dëshirës së madhe të klubit grek për të ndërprerë bashkpunimin me mbrojtësin shqiptar në mënyrë të menjëhershme, kjo nuk mund të ndodhë. Këtë e pasqyron “Novasport”, e cila thekson faktin se operacioni “Mavraj” nuk do të jetë i lehtë për t’u përmbyllur.

Kapiteni i Shqipërisë ka ngritur një kërkesë financiare për të zgjidhur bashkpunimin, që po i hap jo pak telashe Arisit. Në kushte të tilla, përsa kohë një skuadër tjetër nuk interesohet për të marrë shërbimet e shqiptarit, atëherë ai do të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit grek, duke mos dalë në mes të rrugëve me valixhe në dorë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top