You are here
Home > Futboll Bota > Shabani i impresionon në Angli që në stërvitje, trajneri: Ishte brilant, e pamë për herë të parë

Shabani i impresionon në Angli që në stërvitje, trajneri: Ishte brilant, e pamë për herë të parë

Meritan Shabani u largua nga skuadra e Bajernit për shkak të mungesës së hapësirës, duke kaluar te Wolvesi. Por talenti shqiptar nuk do të kalojë menjëherë në ekipin e parë që merr pjesë në “Premier League”, ndërsa fillimisht i është bashkuar Wolvesit U-23.

Trajneri i të rinjëve, Rob Edwards, është impresionuar menjëherë nga aftësitë e Shabanit, teksa e ka parë më nga afër në stërvitje. “Është një lojtar që ne jemi vërtet të lumtur që e kemi në skuadër. E kemi parë për herë të parë në stërvitje së bashku me lojtarët e tjerë. Ishte vërtet shumë brilant. Një njeri shumë i mirë, por edhe futbollist i talentuar”, ishte vlerësimi i Edwards për talentin shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top