![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/03/turin-italy-14th-october-2017-thomas-strakosha-ss-lazio-and-gianluigi-KDKMWR.jpg)
Thomas Strakosha do të hyjë sot në historinë e futbollit italian, sido që të shkojë ndeshja vendimtare për kualifikimin në Ligën e Kampioneve ndaj Interit. Portieri shqiptar është kthyer në protagonistin absolut të Serisë A dhe pritet ta mbyllë kampionatin duke qenë gjithmonë i pranishëm në fushën e lojës.
Nëse mendoni se kjo nuk është një gjë e rrallë për portierët, gaboheni. Kjo, pasi Strakosha bëhet portieri i parë i Lacios që kur Seria A është bërë me 20 skuadra që luan çdo minutë në kampionat, pasi deri tani ka qenë protagonist në 37 ndeshje të plota dhe pritet që një gjë e tillë të ndodhë edhe ndaj zikaltërve sot në darkë.
Por edhe kur Seria A kishte më pak ekipe, përsëri portierët e Lacios zakonisht i linin vendin një prej zëvendësuesve. Kështu ka ndodhur me paraardhësit e tij, si Marketi, Muslera apo edhe Peruci. Duhet kthyer në kohë në sezonin 1998-1999, kur Markexhani luajti të 34 ndeshjet e atij kampionati me 18 skuadra. /vipsport.al/