You are here
Home > Kombëtarja > Sërish në pikën zero! Modeli i Shqipërisë është mësuar, bën gati valixhen nga Atalanta

Sërish në pikën zero! Modeli i Shqipërisë është mësuar, bën gati valixhen nga Atalanta

Padyshim që fati i ka mohuar shumë në karrierën e tij Berat Gjimshitit, që ndryshe njihet edhe si modeli i Shqipërisë.

Dashuria e tij për fanellën kuqezi ka qenë e verbër, pavarësisht të gjitha rrethanave që mund të vinin në dyshim zgjedhjen e tij. Atalanta e mori për ta pasur si një lojtar titullar, megjithëse nuk e vlerësoi asnjëherë për aftësitë e tij.

Edhe kur u mendua se për Gjimshitin kishte më në fund pak qetësi, pasi klubi nga Bergamo i besoi një vend titullari, situata rrodhi në një mënyrë tjetër.

Tashmë mbrojtësi shqiptar bëhet gati për një tjetër huazim, pasi Gasperini nuk po e përfill më në kampionat. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Gjimshiti bëhet gati për një huazim drejt Frosinones, ekip ky që lufton për mbijetesën në Seria A. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top