You are here
Home > Futboll Bota > Seria A/ “Derbi i shqiptarëve” në presion, futbollistët e Kombëtares duhet të tregojnë sesa vlejnë

Seria A/ “Derbi i shqiptarëve” në presion, futbollistët e Kombëtares duhet të tregojnë sesa vlejnë

Empoli dhe Lazio luajnë sot kundër njeri-tjetrit, në një takim që do të gjejë edhe përballjen e dy futbollistëve të Kombëtares. Strakosha me ekipin e Lazios pritet ta nisë titullarë ndeshjen, ku për lacialët ai është një siguri më vete për portën e tyre. Megjithatë duke u nisur nga rezultatet negaatuve që ka marrë skuadra e Inzagit dhe golat e pësuar, shpeshherë kanë qenë prezente edhe kritikat për Strakoshën.

Nga krahu tjetër edhe Frederik Veseli pritet që të jetë titullarë me ekipin e tij, Empoli, pas dëmtimit të lojtarit Passcual. Këtë herë Veseli duhet të bind trajnerin, se duhet të jetë gjithmonë në formacionin titullar, e jo vetëm në raste emergjente.

Empoli i Veselit gjendet në vendin e 9, me 4 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje. Ndërsa Lazio i Strakoshës gjendet në vendin e 17, ku në 3 ndeshje skuadra nga kyreqyteti, ka vetëm një fitore dhe 2 humbje. Nga kjo përballje kerkohet që dy legjionaret e Kombëtares të tregojnë vlerat e tyre me ekipet respektive. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top