
Napoli arriti të merrte 3 pikë shumë të vlefshme në mbrëmjen e djeshme, pasi mundi me rezultatin 1-0 ekipin e Liverpulit.
Një gol në minutën e fundit, për t’i dhënë italianëve një fitore dramatike, që i duhej aq shumë pas atij hapi të gabuar ndaj Crevena Zvezdës në ndeshjen e parë. Eksperimentimet e Ançelotit rezultuan me sukses në këtë takim, teksa Elseid Hysaj u ul në stol dhe vendin e tij e mori Maksimoviç.
Sipas ”Football Italia”, mbrojtësi serb është një nga më të mirët e takimit, duke u vlerësuar me notën 7: “Mori vendin e Hysajt, që e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën me Ançelotin. Ndoshta nuk e merr shumë krahun për të krosuar, por të paktën bën atë që i kërkohet”. /Shqipëria.ch/