
Në Serbi tashmë shtrohet një tjetër çështje që ka të bëj me lojtarët shqiptarë dhe festimin e zakonshëm të shqiponjës, por këtë herë nuk bëhet fjalë për Granit Xhakën apo Xherdan Shaqirin. Crevena Zvezda do të përballet në turin e dytë të “Champions League” ndaj Helsinkit të Finlandës.
Aty luan një futbollist shqiptar nga Gjakova, sulmuesi Erfan Zeneli. Ky i fundit zgjedh që disa gola t’i festoj me shqiponjë, megjithëse përfaqëson Finlandën. Për këtë arsye “Telegraf.rs” ka ngritur alarmin se një situatë e pakëndshme mund të ndodh ndaj ekipit serb dhe duhet përgatitur për çdo situatë të tillë. /Shqiperia.ch/