
Ekipi i Crevena Zvezdës do të ndeshet në ditën e neserme në transfertë ndaj PSG-së, në një takim të vlefshëm për “Champions League”.
Vështirësia e kësaj ndeshje është mjaft e lartë, por në Serbi nuk interesohen shumë për rezultatin, përpara bujës që pritet të përcjellë mbrëmja e nesërme. “Kurir” sjell ndërmend faktin se në Paris shkojnë te miqtë e tyre, ndërsa përpara disa kohësh, francezët do të mbështesnin Serbinë, teksa do të hapnin parullën: “Kosova është Serbi”.
E gjitha kjo është vetëm një paralajmërim për skandalin që mund të ndodh nesër, UEFA duhet të hap sytë, sigurisht jo vetëm për festimet me shqiponjë. /Shqipëria.ch/