
Klubi serb e kishte menduar deri në detaje zhvillimin e takimit ndaj Napolit. Fillimisht, tifozët do të ishin lojtari i 12-të që klubi serb do të kishte në mbështetje dhe kjo u ndie së tepërmi në ditën e sotme, një prej elementeve që mbërthyen shifrat në barazim.
Një tjetër detaj po aq i rëndësishëm dhe që nuk u anashkalua nga drejtuesit e klubit serb, ishte risjellja e legjendave që i kanë dhënë Champions League” ekipit, së bashku edhe me vetë trofeun. Ish-trajneri i Ajetit ishte prezent dhe një nga kryesorët që u duartrokit nga të pranishmit, Mihajloviç.
Kështu Crevena Zvezda kishte menduar të frikësonte disi kundërshtarin e saj, duke i treguar se pavarësisht emrit të madh që kishte kundërshtari, në historinë e fitimit të “Champions League”, ishin serbët ata që kryesonin ndaj rivalit të tyre. /Shqipëria.ch/