You are here
Home > Futboll Bota > Serbët e quajnë skandal: Rashfordi si Shaqiri, por si u ndie shoku Matiç në stol pas shqiponjës?

Serbët e quajnë skandal: Rashfordi si Shaqiri, por si u ndie shoku Matiç në stol pas shqiponjës?

Rashford ka shkaktuar polemika të mëdha në rrjetet sociale, ndërsa pas golit të parë që shënoi ndaj Chelseat, zgjodhi të bënte shqiponjën.

Simboli i shqiptarëve do t’i jepte fat yllit të Junajtid, pasi do të realizonte edhe një gol tjetër në fitoren spektakolare me rezultatin 4-0. E si mund të mungonte reagimi nga Kuriri? Nuk kishte sesi! Media e madhe serbe e ka quajtur një skandal të “Premier League”, duke e krahasuar me Shaqirin:

“Një skandal i madh në Premier League, atje ku Rashfordi ka festuar me shqiponjë te goli ashtu si edhe Shaqiri në Rusi. Këtu ka disa pikëpyetje, për mënyrën sesi është ndierë shoku i tij, Nemanja Matiç, ndërkohë që gjendej në stol”, thotë mes të tjerash “Kurir”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top