
E njëjta histori, ashtu siç gjithmonë, tashmë nuk përbën më ngjarje. Tifozët serbë në stadium janë dhe përleshje do të kenë. Shpeshherë sulmohen dhe akoma më të shumta janë rastet kur këta të fundit janë të parët që nisin shkatërrimin e ambientit përreth.
Këtë herë ka ndodhur në Malin e Zi, pavarësisht masave të marrë nga ana e vendasve për organizimin e takimin ndaj Serbisë, e pamundur ka qenë evitimi i situatave aspak pozitive. Një përleshje ka ndodhur mes dy tifozerive përkatëse, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së forcave të sigurisë, situata ka degraduar disi.
Ndërkohë qe vetëm përpara pak kohësh, në ndeshjen mes PSG-së dhe Crevena Zvezdës, një grup tifozësh serbë janë sulmuar nga francezët në një lokal pranë stadiumit. /Shqiperia.ch/