
Pavarësisht asaj humbje që Atalanta mori ndaj Milanit, deri diku zhgënjyese pasi 1-3 erdhi me përmbysje, tifozët e ekipit të Bergamos nuk ndalen së mbështeturi ekipin e tyre. Në konferencën për shtyp të Etrit Berishës dhe Remo Freuler, kanë ardhur nga afër edhe rreth 400 tifozë.
Këta të fundit kërkonin të bënin foto dhe të merrnin autografe nga lojtarët e Atalantës. Më shumë nga të gjithë këtë moment të bukur e kanë shijuar vetë futbollistët, që tashmë kanë një motiv më shumë për të luajtur.
“Sa mirë që jemi këtu, është shumë zbavitëse, pasi ka shumë njerëz që vijnë për ne. Shpresojmë se ata kanë për t’u argëtuar. Të shtunën e kaluar gjërat nuk na shkuan edhe aq mirë, ne duhej të kishim marrë diçka më shumë. Me Milanin ishte një takim i vendosur nga gabimet, por duhet të qëndrojmë të fokusuar për të gjetur forcën dhe për të dërguar ekipin ku e meriton”, u shpreh Berisha. /Shqiperia.ch/