You are here
Home > Futboll Bota > Sekreti i madh i Bundesligas-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Sekreti i madh i Bundesligas-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Çdo shtet i jep futbollit imazhin e tij kulturor. Evropa njihet për numrin e bastioneve të fuqishme të ligave të futbollit. Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia kanë siguruar prej një kohe të gjatë statusin e superfuqive të përhershme të futbollit. Por në Gjermani të përjetuarit e kësaj loje ka një domethënie unike nga shumë kultura të tjera.

Stabiliteti dhe fuqizimi i jo vetëm i kombëtares kampione në fuqi të botës, por dhe i hierarkisë së futbollit gjerman është faktorizuar nga shumë kushte. Afërsia e tifozëve të klubeve gjermane me skuadrën e zemrës luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në menaxhimin e financave të klubit, por dhe në realizimin e objektivave të përcaktuar nga vetë drejtuesit. Ndryshe nga shumë vende të tjera të Evropës, ku investimi privat i kompanive dhe sponsorëve të fuqishëm është jetik në përfaqësimin e skuadrave, në Gjermani kjo lloj filozofie ekonomike kontestohet shumë nga publiku gjerman, të cilët kanë në dorë spektrin e kontrollit të ekipit. Sipas rregullores së përfaqësimit në radhët e klubit “50+1” tifozët gjermanë kanë të drejtat ekskluzive për të miratuar vendimet kyçe për fatin e ekipit. Slogani  “Futbolli ashtu si duhet të jetë” zbërthen lidhjen thelbësore të publikut gjerman me ekipin që përkrahin.

Atmosfera në ndeshjet e Bundeliga-s çdo fundjavë e transformon çdo stadium në një teatër të vërtetë kur koret e organizuara të tifozëve i japin një ton solemn futbollit gjerman. Duke shtuar dhe promovimin e brezit të ri në ligën elitare gjermane të futbollit, krijohet bindja se Gjermania ushqen ambicien jo vetëm për të prodhuar futboll spektakolar, por që ka krijuar një identitet që respektohet anembanë botës.

Beteja midis fansave, parave dhe krijimi i një kampionati që është përgjegjës për furnizimin kampionëve të botës në fuqi paraqitet në mënyrë mjaft interesante në Gjermani

Ajo ҫfarë ia zbeh disi interesin këtij kampionati është dominimi i pakontestueshëm i Bayern Munich. Bavarezët kanë monopolizuar Bundesliga-n, duke mos lënë asnjë hapësirë për rivalitet me ekipet e tjera (6 herë radhazi dhe 14 herë nga nisja e mijëvjecarit të ri). Vetë promovuesit dhe menaxherët e skuadrave gjermane gati janë nënshtruar përballë autoritetit bavarez. Por si arrin Bundesliga që të konkurrojë me kampionatet e tjera dhe të drejtat televizive globale, kur fituesi caktohet që në mars?

“Bundesliga-s kurrë nuk i ka interesuar për ndërkombëtarizimin. Hë për hë, objektivi është që ta bëjmë atë një ligë globale me lojtarë vendas. Kështu që 20-30 vite në vazhdim, klubet tona do të mbijetojnë. Ironikishit jo shumë investitorë interesohen për një periudhë të tillë të gjatë kohore.”, deklaroi menaxheri ndërkombëtar i marketingut i Bundesliga-s, Maurice Gorges.

Ju flisni rreth Premier League-s, për stadiumet Etihad dhe Emirates. Po ato janë teatro dhe jo stadiume futbolli. Ne kujdesemi shumë për mirëqenien e tifozëve. Ccfarëdo të bëjmë, duhet të jetë për fansat. Premier League ndikohet nga komerciale. Kurse ne këtu shikojmë për historia dhe jo për para”, deklaroi menaxheri i marketingut të Borussia Dortmund-it, Carsten Cramer. Ai shpjegoi në mënyrën më të mirë të mundshme se përse klubet gjermane nuk i kushtojnë vëmendje ndërkombëtarizmit të kampionatit. Arsyeja është e thjeshtë, sa më shumë popullarizim, aq më pak lidhje mes fansave vendas dhe futbollistëve. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top