You are here
Home > Kombëtarja > Seferi pret ftesën e Shqipërisë: Tifozët po më shkruajnë çdo ditë, me Kombëtaren e gjithë shqiptarëve

Seferi pret ftesën e Shqipërisë: Tifozët po më shkruajnë çdo ditë, me Kombëtaren e gjithë shqiptarëve

Taulant Seferi mbetet në pritje të ftesës së Shqipërisë, sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme në muajin shtator. “Shqiperia.ch” raportoi pak ditë më parë se ky futbollist është në mendimet e Rejas, megjithëse duhet parë saktësisht nëse do të futet në listën e parë të lojtarëve të grumbulluar, apo në listën alternative që shërben për rastet e emergjencës.

Gjithsesi lojtari i Xamax shprehet i gatshëm dhe me shumë krenari për të mbajtur veshën fanellën e gjithë shqiptarëve, në intervistën e fundit që ka dhënë për “Sport Ekspres”:

“Patjetër është ëndrra ime të luajë për Kombëtaren e madhe dhe të gjithë shqiptarëve. E di se shumë tifozë të Kombëtares kanë dëshirë të më shohin duke veshur fanellën kuqezi. Më shkruajnë çdo ditë dhe u jam falenderues e mirënjohës. Tani shpresoj që do e vesh sa më shpejt dhe me ndihmën e Zotit, për t’i bekuar të gjithë shqiptarët.

Niveli dhe kualiteti është më i lartë në elitën e futbollit zviceran, sesa në të dytën dhe prandaj jam i lumtur që jam pjesë e Superligës. Në Zvicër ka shumë lojtarë shqiptarë, por nuk kam shumë këshilla prej tyre, pasi i kisha njohuritë duke qënë se jam pjesë e Young Boys.

Sa i përket ndeshjes me Bazelin  e kemi dominuar takimin, por pasi pësuam golin e parë, kishim edhe një humbje të ritmin. U zëvendësova dhe biseduam me trajnerin, kemi folur shumë pozitivisht dhe pranoj çdo vendim të tij”, ka thënë Seferi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top