You are here
Home > Kombëtarja > Seferi është “ushtari i parë”: Fito Shqipëri se je më e mira, dua të derdh djers dhe gjak për ty

Seferi është “ushtari i parë”: Fito Shqipëri se je më e mira, dua të derdh djers dhe gjak për ty

Taulant Seferi pritej të ishte një nga afrimet e Panuçit sa i përket dy takimeve të marsit të Shqipërisë, që fillimisht do të luajë ndaj Turqisë dhe më pas ndaj Andorrës. Por nëse në rastet e tjera, kur lojtarët nuk marrin ftesë kemi kërcënime, kjo nuk ka ndodhur me Seferin.

Besnikërinë e tij ndaj Shqipërisë futbollisti i Winterthurit e ka dëshmuar gjithmonë, ndërsa këtë e ka bërë edhe në ditën e sotme. Nëpërmjet një reagimi në “Instagram”, sulmuesi shprehet se dëshiron të derdh djers e gjak për kuqezintjë në të ardhmen.

“Në momente të vështira, mbështetja dhe përkrahja duhet të jetë më e madhe dhe pa kushte. Sot, Kombëtarja jonë dhe e të gjithë shqiptarëve ka nevojën më të madhe për ne. Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe Diaspora sot më shumë se kurrë duhet të frymojë kuqezi.

Sot nuk jam fizikisht me Kombëtaren dhe nuk mund të ndihmoj Kombëtaren, por shpirtërisht sot jam në fushë, te çdo futbollist dhe në tribunë te çdo tifoz. Forca Shqipëri! Fito për ne, fito për të gjithë. Fito se je më e mira! Shpresoj dhe i lutem Zotit, që në ndeshjet e radhës të jem në fushë, duke derdhur djersë e gjak për fanellën dhe flamurin më të bukur në botë”, ka thënë Seferi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top