
Taulant Seferi po e mban vazhdimësinë e protagonizmit edhe te Young Boysi, duke bindur në takimet e para. Futbollisti që ishte dërguar në huazim te Winterthuri, është rikthyer te kampionët e Zvicrës, që do të luajnë edhe në “Champions League”.
Në turneun e djeshëm, “Bukrhalter-Cup 2019”, sulmuesi shqiptar arriti të shënonte dhe jepte asist, në fitoren me rezultatin 0-4 ndaj Fc Breitenrain. Ky ishte një takim i zhvilluar vetëm për 45 minuta, ndërsa Seferi do të kërkojë vazhdimin në këto ritme, për t’i treguar skuadrës se ka aftësinë për të qënë pjesën e Young Boysit. /Shqiperia.ch/