You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sebino Plaku me rrogë “sheiku” në Kosovë, kur Europa është…në shtëpi!

Sebino Plaku me rrogë “sheiku” në Kosovë, kur Europa është…në shtëpi!

Përse të kërkohet Europa për të përfituar më shumë të ardhura nëpërmjet futbollit, kur ajo gjendet në shtëpi? Sulmuesi shqiptar, Sebino Plaku, u transferua te Llapi pas përjashtimit të Kamzës në sezonin e shkuar nga “Superiorja”.

Sipas asaj që raporton “Infosporti”, Plaku do të jetë një nga lojtarë më të paguar në histori në futbollin e Kosovës. Jo një shifër e ulët, por 50.000 euro në sezon do të përfitoj, pa harruar edhe 20.000 bonuse nëse do të arrihet titulli kampion. Duke parë rrogat në mënyrë të përgjithshme, kjo mund të quhet një rrogë sheiku për Plakun, që është në moshën 33-vjeçare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top