You are here
Home > Legjionarët > Salihi e nis atje ku e la në Austri, gjen rrjetën dhe arrin kreun e golashënuesve

Salihi e nis atje ku e la në Austri, gjen rrjetën dhe arrin kreun e golashënuesve

Hamdi Salihi e ka nisur takimin e javës së 33-të të kampionatit austriak atje ku e la në ndeshjen e kaluar, pasi ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm ndaj Kapfenberg.

Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh ndaj Nojshtadit, por sulmuesi shkodrani ka barazuar shifrat në minutën e 17-të. Në ndeshjen e javës së kaluar, Salihi kishte shënuar një gol në sekondën e fundit të takimit, duke i dhuruar 3 pikët Nojshtadit.

Pas këtij goli të realizuar, shkodrani arrin kreun e golashënuesve, duke e ndarë atë me sulmuesin e Riedit, Chabbi, duke u gjendur në kuotën e 21 golave. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top