You are here
Home > Bundesliga > Saktësi kirurgjikale si Krosi dhe nuhatje si Myleri, lëvdatat e Shabanit e largojnë nga Bajerni

Saktësi kirurgjikale si Krosi dhe nuhatje si Myleri, lëvdatat e Shabanit e largojnë nga Bajerni

Meritan Shabani quhet dhe të gjithë janë pas tij. Këtu nuk po flasim vetëm sa i përket pjesës së Kombëtares, me futbollistin që ende nuk ka zgjedhur në këtë drejtim, por edhe për klubet europiane. Te Bajerni e adhurojnë të gjithë, pasi tifozët e klubit që kanë ndjekur edhe ndeshjet që zhvillohen tek të rinjtë, kanë parë një futbollist që bën diferencën nga të tjerët.

Fakitikisht, lojtar shqiptar si Shabani janë të rrallë dhe duhen vite që të vijnë. Nuhatja dhe saktësia e tij gjatë lojës, është vërtet e frikshme. Nëse kundërshtari mendon një lëvizje për të ndalur, me siguri që futbollisti i Bajernit e ka menduar një zgjidhje tjetër, për ta kapur në befasi.

“Bavarianfootballëork”, është një prej mediave që punon veçanërisht për klubin bavarez. Së fundmi është bërë një artikull për talentin shqiptar. Ai vlerësohet me notat më të larta, aqsa krahasohet me Toni Krosin me saktësinë kirurgjikale që ka, aqsa mund të pasojë edhe pa e parë shokun e skuadrës, por edhe me nuhatjen e Mulerit për të gjetur rrjetën.

E megjithatë, ky potencial i madh ndonjëherë nuk është i mjaftueshëm, pasi flasim për ekipe të nivelit “Bajern Munchen”. Shabani duhet të presë edhe për momentin e duhur, që deri tani nuk i ka ardhur. Në kushte të tilla, po sipas së njëjtës media, sygjerohet dërgimi i këtij futbollisti në formë huazimi në janar në një ekip tjetër të Bundesligës ose në “Ligue 1”, më qëllim për t’u rikthyer në të ardhmen. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top