
Një karrierë e sakrifikuar për shkak të kalçetos dhe futbollit amator, padyshim që Mentor Mazrekaj mund të mendonte më mirë për hapat e hedhura derimë tani. Të gjithë ishin të mendimit që ky lojtar zotëronte një potencial të madh, por futbollisti shqiptar nuk ndryshonte jashtë fushës së blertë.
Shumë gjoba do t’i vinin, kudo ka shkuar, vetëm sepse nuk i përmbahej rregullave që gjenden në çdo klub serioz. Te Partizani do të frekuentonte më së shumti kalçeton dhe futbollin amator. Largohet nga të kuqtë, për të vazhduar të njëjtën avaz në Kosovë.
Prishtina dhe Ferizaj, të dyja ekipet e përjashtuan mesfushorin 29-vjeçar për shkak të varësisë që ai kishte nga fushat e vogla. Gjithmonë do të sillej në të njëjtën mënyrë, për dalë si i padëshirueshëm. Tashmë Mazrekaj ka arritur marrëveshjen me klubin norvegjez, Fortuna Oslo. Sigurisht, drejtuesit e kësaj skuadre janë bindur vetëm nga videot që ka parë të lojtari shqiptar, e kanë dëgjuar pak për bëmat e tij jashtë fushe. /Shqiperia.ch/