You are here
Home > Kombëtarja > Sakrifikoi futbollin për babain me kancer, Aliji firmos me Bukureshtin dhe rikthehet me Shqipërinë

Sakrifikoi futbollin për babain me kancer, Aliji firmos me Bukureshtin dhe rikthehet me Shqipërinë

Ka qenë në fushën e lojës me lojtarë si Jan Somer dhe Mohamed Salah. Gjithashtu ka marrë pjesë në “Champions League”, duke luajtur në Bernabeu me yje si Bale, Ronaldo dhe James.

Por mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji rrëfeu përpara disa kohësh situatën e tij dramatike, që e bëri të kthehej në ekipin ku e nisi karrierën në Zvicër dhe që militon në kategoritë e ulëta, FC Baden. Arsyeja? Babai i tij ishte me kancer dhe djali duhet t’i qëndroj afër në ditët e fundit të jetës.

“Në verë unë isha shumë i dëshpëruar që nuk po arrija të gjeja dot një klub.Por në jetë, gjithçka bën sens. Papritur kujtova se mund të kaloj kohë pranë babait tim, ai është në muajt e fundit të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer”, u shpreh më parë Aliji për “Blick.ch.

Tashmë futbollisti shqiptar ka marrë një vendim, të vështirë për të duke parë edhe situatën familjare, por për të lënë dramën pas shpine. Aliji është shumë pranë firmës me Dinamon e Bukureshtit, që në kampionatin rumun ndodhet në një moment të vështirë dhe kërkon të rikthehet në historinë e saj më të mirë.

Një vendim i tillë, e afron futbollistin gjithmonë e më shumë me Shqipërinë, që e ka një zgjedhje zemre ashtu siç dëshiron të thotë edhe vetë Aliji: “Zvicra na dha shumë si lojtarë dhe për këtë duhet ta falënderojmë, por zgjedhja e Shqipërisë ishte zgjedhje zëmre”, shprehej futbollisti nga Kumanova.  /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top