You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sakrificat e tifozëve kalojnë limitin për derbin shqiptar: Londër, stadiumi “Dinamo”… Londër.

Sakrificat e tifozëve kalojnë limitin për derbin shqiptar: Londër, stadiumi “Dinamo”… Londër.

Jemi zyrtarisht në javën e derbit më të madh në Shqipëri. Tirana-Partizani, ndeshen ditën e premte në stadiumin “Dinamo”. Tifozët që gjenden në kryeqytet apo dhe jashtë tij,  të cilët duan të jenë të pranishëm në stadium në këtë sfidë, fillojnë dhe marrin masat.

Dita e premte është një ditë pune dhe sportëdashësit përgatiten të rrugullojnë punët e ndryshme, duke bërë dhe sakrifica në një farë mënyre. Ajo ç’ka bie në sy është se të pranishëm në këtë përballje, në derbin e Shipërisë, janë dhe disa tifozë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ata kanë bërë publike në rrjetin social “Facebook” biletat e avionit nga Londra për në Shqipëri, dhe menjëherë pas ndeshjes do të kthehen sërisht në Londër. Duket se pasioni për ekipin e zemrës nuk ka fund dhe arrinjë të sakrifikojnë ç’do gjë për ta parë këtë sfidë në stadium. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top