You are here
Home > Kombëtarja > Sadiku ua thotë hapur zviceranëve: Çfarë më intereson? Të jem gati për Shqipërinë

Sadiku ua thotë hapur zviceranëve: Çfarë më intereson? Të jem gati për Shqipërinë

Armando Sadiku është larguar në formë huazimi te Lugano gjatë merkatos së janarit. Pas ardhjes nga dëmtimi i gjatë që kishte pësuar, klubi i Levantes nuk zgjodhi t’i besonte më tej sulmuesit shqiptar, duke e larguar derisa të gjejë formën më të mirë.

Në kushte të tilla, futbollisti i Shqipërisë zgjodhi t’i bashkohej Luganos, ekip ky që kishte luajtur edhe më parë me të. Ambientimi do të ishte më i thjeshtë, ndërsa objektivi për t’u kthyer në La Liga dhe për t’u bashkuar sërish me Shqipërinë, do të ishte më i afërt.

Në një intervistë dhënë për mediat zvicerane, Sadiku flet pa dorashka. Kështu, pa shumë emocione të mëdha sa i përket përfaqësimit të ekipit të ri, futbollisti thotë se e gjitha ajo që i intereson, është që të jetë në formën më të mirë për t’iu bashkuar Kombëtares.

“Trajnimi vazhdon shumë mirë, është pak a shumë si të jesh në shtëpi. I njoh të gjithë lojtarët, tani e kam njohur edhe trajnerin, tani për tani gjithçka është pozitive.

Fizikisht jam mirë … Për një muaj e gjysmë stërvitje me pjesën tjetër të grupit, së pari me Levanten dhe tani me Luganon. Do të duhen këto dy javë për t’u përmirësuar edhe më tej dhe të jem gati për ndeshjen e parë. Lugano është një skuadër që krijon shumë mundësi me lojën që propozon. Trajneri sjell gëzim për grupin dhe ky është një aspekt shumë i rëndësishëm, shpresojmë të fillojmë në këmbën e djathtë.

Ajo që ne duhet të mendojmë është vetëm sfida me Thunin dhe pastaj, ditë pas dite, ne do të shohim se çfarë ndodh, cilësitë janë aty, kam ardhur për të fituar diçka, mundësitë janë reale, si në ligë dhe në Kupë. Unë besoj te kjo.

Gjithashtu llogaris në gjetjen e formës më të mirë për të merituar një thirrje në Kombëtare, për të cilën me të vërtetë më intereson. Shpresoj të jem tashmë i pranishëm në mars, kur do të fillojnë kualifikueset për Europianin”, u shpreh Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top