You are here
Home > Futboll Bota > Sadiku pas kalimit te Lugano: Kam marrë shumë mesazhe, më duan si dikur

Sadiku pas kalimit te Lugano: Kam marrë shumë mesazhe, më duan si dikur

Armando Sadiku është zyrtarizuar në ekipin e Luganos, atje ku pritet si një rikthim, pasi do të jetë hera e tretë që e vesh fanellën e këtij klubi. Sulmuesi shqiptar do të qëndroj deri në fundin e sezonit, pasi duhet të rikthehet tek Levante që zotëron kartonin e tij.

Një mikëpritje e madhe nga ana e tifozëve të Luganos, që shohin te shqiptari sulmuesin e shumëkërkuar. Më parë Sadiku ka arritur të bëj diferencën me këtë skuadër, duke i bërë tifozët të ëndërrojnë shumë më tepër sesa tani, ku duhet të luftojnë për mbijetesën. Në një intervistë për faqen e zyrtare të ekipi, futbollisti i Kombëtares shprehet:

“Jam shumë i lumtur, që pas shumë negociatash, jam këtu dhe të ndihmoj skuadrën e Luganos. Unë jam shumë mirë në aspektin fizik, kam kaluar një kohë të gjatë jashtë fushës, por tashmë jam gati. Më duhet të falenderoj tifozët dhe dua të bëjmë gjëra të mëdha bashkë. Kam marrë mesazhe mikpritëse nga njerëz që kërkojnë të bëj të njëjtën gjë si më parë”, u shpreh Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top