
Trajneri i Levantes, Pako Lopez, ka folur në konferencë shtypit para ndeshjes së nesërme me Barcelonën, si dhe për situatën e sulmuesve të skuadrës së tij, konkretisht për Armando Sadikun dhe Xhanpaolo Pacinin, të cilët nuk po aktivizohen në javët e fundit.
“Sadiku dhe Pacini janë stërviture mirë. Kam biseduar personalisht me ta dhe shoh që kanë një përgatitjet të mirë, jo vetëm atletike. Janë dy lojtarë, që edhe pse nuk kanë luajtur në ndeshjet e fundit, kanë një sjelle shembullore dhe shumë profesioniste. Në skuadër ka konkurrencë”, – ka theksuar mes të tjerash trajneri i Levantes për këtë temë.
/ Vipsport.al