You are here
Home > Kombëtarja > Sadiku: Ndiej keqardhje për momentin e Shqipërisë, do të thyej rekordin

Sadiku: Ndiej keqardhje për momentin e Shqipërisë, do të thyej rekordin

Sulmuesi më i mirë i Shqipërisë, Armando Sadiku, nuk mund të jetë i gatshëm në takimin e sotëm, atje ku Kombëtarja, do të ndeshet ndaj Izraelit për “Ligën e Kombeve”.

Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti i Levantes ka shprehur keqardhjen e tij për këtë moment të vështirë që po kalojnë kuqezinjtë, sidomos për golat e munguara.

“Kanë munguar golat në Kombëtare dhe sigurisht që ndiej keqardhje. Ekipi e ka treguar veten që pasi shënojmë gol kemi ndryshuar. Nuk ka qenë e lehtë, edhe prurjet e reja nuk janë ambientuar me sulmin.

Balajt i urova shumë fat të shënojë dhe të kemi një fitore sonte. Rikuperimi po shkon shumë mirë. Kam hyrë në muajin e tretë, mjeku më ka lejuar vrapin dhe besoj se do e thyej rekordin për rikuperimin e 6 mujorshit nga doktorët. Në dhjetor filloj stervitjen me ekipin, në janar janë ndeshjet ndërsa në mars me Kombëtaren do të jem në 100% të formës”, u shpreh Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top