
Armando Sadiku është thuajse i larguar te Levante, ndërsa trajneri Lopez e ka konsideruar si jashtë projektit. Përpara pak kohësh duke e larguar nga stërvitja me grupin, duke mos e aktivizuar për asnjë minutë të vetme në miqësoret parapërgatitore, ndërsa nuk u grumbullua as për ndeshjen e parë të kampionatit.
Por gjendja e sulmuesit kuqezi duket më mirë se kurrë. Të paktën kjo përshtypje krijohet teksa shohim dy realizimet e Sadikut në stërvitjen e Levantes. Me dy gola që vinin nga distanca të konsiderueshme dhe me kordinimin perfekt, sulmuesi i Kombëtares është gati edhe për t’u përballur me Francën, ndërsa na afron ndeshja e shtatorit. Nga ana tjetër këto gola janë edhe një sinjal për trajnerin Lopez, që t’i jap një shans Sadikut në “La Liga”. /Shqiperia.ch/