
Një aventurë zhgënjyese rezultoi ajo e sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku, sa i përket “La Ligas”. Futbollisti i Kombëtares nuk arriti të merrte një vend titullari te Levante, ndërsa dëmtimet e shpeshta që pësoi, e detyruan klubi spanjoll që ta rikthenin në huazim te Lugano.
Pavarësisht kësaj, Sadiku shprehej se në planet e tij ishte vetëm Levante, pra dëshira ishte e madhe për të qënë sërish pjesë e “La Ligas”. Por një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi e ardhmja është vulosur. Sipas asaj që raporton “Fotospor”, është arritur marrëveshja mes lojtarit dhe klubit të Trabzonsporit në Turqi.
Tashmë ato që mungojnë janë vetëm disa detaje të vogla me ekipin e Levantes dhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. Deri atëherë Sadiku do të vazhdoj të stërvitet me spanjollët, por nga ana tjetër duke bërë gati edhe valixhet, pasi udhëtimi drejt Turqisë nuk do të jetë i largët në kohë. /Shqiperia.ch/