Kristal Abazaj do të ketë fatin të jetë pjesë e Anderlehtit në ekipin e parë, në takimin që ka këta të fundit do të zhvillojnë në transfertë ndaj St Trudien. Gjithsesi mbetet të shihet nëse mund të kemi ndonjë surprizë të minutave të fundit nga ana e trajnerit, por futbollisti shqiptar do të ketë mundësinë të qëndrojë të paktën në pankinë.
Kjo nuk ndodhte më parë me Abazajn, që ka shumë kohë që e ka humbur mundësinë për të qenë pjesë e ekipit të parë të Anderlehtit. Një mundësi e mirë kjo e Kristalit, nëse i jepet edhe ndonjë minutë lojë të debutojë me ekipin belg, ndërkohë që merkato e janarit afron gjithmonë e më shumë.
Belgët kanë shumë mungesa në rradhët e tyre për këtë takim, e kjo ka qenë një nga arsyet kryesore edhe për afrimin e futbollistit shqiptar, që ka një potencial të madh në vete e këtë duhet ta dëshmojë gjatë kësaj kohe. /Shqiperia.ch/