
Fanella e Kombëtares duhet të ndihet me dashurinë dhe peshën më të madhe për një futbollist, pasi përfaqëson vendin nga ka origjinën. Por në kohët e fundit koncepti “Kombëtare” e ka humbur kuptimin dhe është barazvlerësuar me fjalën ekip.
Futbollistët shohin mundësinë më të mirë që e rrit në karrierë, pa pasur shumë rëndësi nëse shteti që do të luajnë i përket atyre ose jo. Kjo do të sjellë edhe raste te tilla si i Xherdan Shaqirit me Zvicrën.
Helvetët i kanë dërguar një ftesë sulmuesit të Liverpulit së fundmi, për eliminatoret e muajit shtator. Por përgjigja e marrë nga futbollisti i skuadrës angleze ka qënë negative, pasi kërkon që të stërvitet sa më tepër gjatë kësaj kohe për të fituar një vend te Liverpuli. /Shqiperia.ch/