Kritikat për mbrojtësin shqiptar të Napiolit kanë qenë të shumta në këtë fillim sezoni, për shkak të performances së tij të dobët në krahun e djathtë të mbrojtjes. Forma e tij ka qenë larg nga ajo e sezonit të shkuar, duke zhgënjyer kështu disi tifozët napoletan.
Por megjithëse aq shumë i kritikuar, Elseid Hysaj vendos rekord te Napoli, duke pasur 450 minuta në këmbët e tij deri më tani. Hysaj ka zhvilluar 5 ndeshje të plota si titullar i padiskutueshëm me Napolin në po aq ndeshje të luajtura. Këtë rekord, mbrojtësi shqiptar e ndan edhe me disa futbollistë të tjera që konsiderohen të pazëvendësueshëm si Kulibali, Allan, Zilinski, Insinje, Mario Rui dhe Milik.
Nga Itali shprehen të sigurt se Malcuit do i marrë vendin futbollistit të Kombëtares në ndeshjen e ardhshme, por historia gjithmonë është e njëjta, shkodrani bind Ançelotin në minutat e fundit, për të nisur sërish takimin nga minuta e parë. /Shqipëria.ch/