Sa shumë kritika dhe aludime për Elseid Hysajn. Performancat e fundit të shkodranit, që nuk kanë qenë në nivelet më të mirë të mundshme në ditët e fundit, nuk kanë kaluar pa u shigjetuar nga ana e mediave italiane.
Ato janë shprehur të sigurta se në ndeshjen ndaj Torinos, e cila pritet të fillojë vetëm pas 20 minutash, shkodrani do të gjendet në stol dhe vendin e tij do e merrte Malcuit. Megjithatë për Ançelotin një çështje e tillë nuk ekziston, teksa i ka besuar sërish vendin e titullarit Hysajt nga minuta e parë. /Shqipëria.ch/