You are here
Home > Futboll Bota > Sa shumë këshilla nga Cikalleshi për Shqipërinë: Mos harroni Moldavinë, Turqia si “thikë me dy presa”

Sa shumë këshilla nga Cikalleshi për Shqipërinë: Mos harroni Moldavinë, Turqia si “thikë me dy presa”

Në muajin mars starton një fazë e rëndësishme për Shqipërinë nën epokën e Kristian Panuçit. Pikërisht në këtë perudhë, fillon faza e elmeminatoreve për kualifikueset e Europianit 2020, ku pritshmëritë janë tepër të larta për kuqezinjtë tanë.

Ndërsa mund të themi se kemi një grup disi të ekulibruar, pasi rivalet kryesore të Kombëtares tonë, janë Islanda dhe Turqia. Të dyja këto ekipe, së bashku me Shqipërinë, shikohen si një potencial për vendin e dytë që të dërgon automatikisht në finalet e këtij kompeticioni. Duke parë se këto Kombëtare kanë patur luhatjet e tyre, mendohet të jetë një luftë e ashpër për këtë vend, ndërsa favoritja kryesore për të dalë si kokë e grupit është kampioni në fuqi, Franca.

Pikërisht për këtë gjë, ka folur edhe legjionari i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili në një intervistë të tij për median “A2 news”, është shprehur se do të jetë shumë e vështirë arritja e suksesit. Cikalleshi ka theksuar se përballja e parë me Turqinë është nga ato ndeshjet që cilësohet si thikë me dy presa, pasi një humbje në shtëpi të ishte një goditje negative për grupin.

“Çdo grup në kualifikueset e Euro 2020, jam i sigurt që do të ishte i vështirë. Kemi mundësinë për të bërë diçka, edhe pse Turqia dhe Islanda janë skuadra shumë të mira, duke mos harruar Moldavinë. Ndeshja e parë me Turqinë në shtëpi është thelbësore, sepse për të provuar kualifikimin duhet të mundësh rivalin direkt. Është thikë me dy presa, sepse humbja në shtëpi në ndeshjen e parë do të ishte një ndeshje shumë e keqe. Me Turqinë kemi arritur rezultate në miqësore, por na kanë mposhtur gjithmonë në ndeshje zyrtare. Uroj që kjo të jetë hera e parë kur do të fitojmë një ndeshje zyrtare”, përfundoi sulmuesi Cikalleshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top